Aktualitet

Riatdhesimet/Rama: Janë dy persona që nuk duan të kthehen nga kampet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 01/08/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama i cili mbërriti në Tiranë nga Beiruti së bashku me 19 gra dhe fëmijë të kthyer nga kampet e ISIS, tha se janë dy raste që personat kanë refuzuar të kthehen.

“Deri tani janë shfaqur raste sporadike, do të thoshta dy rastë që ne i johim dhe nuk mund të bëj emra apo identiteti personash që kanë refuzuar, por nga informacionet e mara në rrugë inteligjente janë pengje brenda kampeve. Janë persona që nuk shkëupten dot, sepse kanë frikë dhe firkën e kanë të bazuar se gjatë momentit të shkëputjes mund t’ju marrin jetën”.

Ai tha se do të ketë një tjetër operacion në vijim. “Është dhe një operacion tjetër për t’u zhvilluar në një numër që ende nuk dihet, sepse ka një punë terreni për t’i gjetur personat në ato vrima të zeza që duhet të gjenden, por llogaritet një numër pak a shumë i njëjtë me këtë të sotmin. Më shumë se gjysma tanimë është marr dhe është në vendin tonë”, tha Rama.

Lidhur me akomodimin e të kthyerve Rama tha se do të ketë fillmisht një kohë karantimi e njëkohësisht edhe vlerësimi me mjek e psikologë, përpara se të kthehen në familjet e tyre./Opinion.al

 

Pas