Kryesore

Rezultonte i shëruar nga korona, 68-vjeçari vdes pasi del nga Infektivi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 20/06/20 |
el ida

Një 68 vjeçar nga Gjirokastra i cili rezultonte i shëruar nga koronavirusi ka humbur jetën pasi ka dalë nga spitali Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, dhe ka ndërruar jetë teksa po transportohej drejt Gjirokastrës, pasi kishte dalë dy herë negativ nga tamponët e COVID-19.

Ministria sqaron se gjatë transportit, ai ka pësuar sindromin hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak./Opinion.al

Pas