Aktualitet

Rezultatet/ Numërohen 1322 kuti, kush kryeson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 26/04/21 |
Opi Nion

Është duke vijuar procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërkohë që po dalin edhe rezultatet e para.

Janë numëruar 1322 kuti nga 5199 në total, deri në orën 08:00 dhe rezultatet janë: PS kryeson me 50.9%, PD dhe LSI me 46.1% të votave, PSD me 1.9%. E përkthyer në mandate, 74 mandate, PD dhe LSI 63 mandate. Sikurse u bë me dije edhe dje pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë në zgjedhjet e 25 prillit për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Po ashtu në këto zgjedhje në të njëjtën fletë votimi zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në fletën e votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë./Opinion.al

 

Pas