Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rëndohet situata e pandemisë në Japoni

2021/08/05 at 5:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rëndohet situata e pandemisë në Japoni

Vetëm pak ditë pas hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, Japonia po regjistron një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus. Për herë të parë në vend numri i infektimeve të reja arriti në 15 mijë vetë brenda një dite.


Tani ekspertët mjekësorë po debatojnë nëse Olimpiket janë arsyeja për këtë situatë që disa e komentojnë si “tepër të rëndë”.

Që nga hapja e Lojërave Verore, Japonia ka shënuar të paktën shtatë herë nivele rekord infektimesh të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në Tokio dhe përreth saj, ku janë grumbulluar dhjetëra mijëra sportistë, zyrtarë dhe të ftuar për këtë aktivitet global. Por autoritetet paralajmërojnë se aktualisht problemi ka kapërcyer kufijtë e kryeqytetit.

Zyrtari përgjegjës për situatën e COVID-it në vend thotë se situata është shqetësuese në mbarë Japoninë dhe se ka pasur vatra infeksionesh në komplekse dyqanesh, në sallone flokësh si dhe shkolla përgatitore.

Organizatorët këmbëngulin se shtimi i rasteve të reja nuk është shkaktuar nga Lojërat Olimpike. Deri tani vetëm 353 vetë të lidhur me Olimpiket kanë rezultuar pozitivë.

I gjithë personeli që ka lidhje me Lojërat, pjesa më e madhe e të cilëve janë vaksinuar, janë të izoluar në mjediset sportive për të kufizuar kontaktet me publikun.

Por shumë ekspertë thonë se problemi nuk qëndron tek masat mbrojtëse që kanë shoqëruar organizimin e Lojërave, por tek vetë atmosfera që kanë krijuar Olimpiket duke sjellë një frymë euforie që ka rezultuar në uljen e vigjilencës së publikut.

Megjithë paralajmërimet e zyrtarëve për të ndjekur garat nga banesat, shumë japonezë janë mbledhur në vende publike sidomos në Tokio.

Disa ekspertë të tjerë nënvizojnë se Olimpiket nuk kanë të bëjnë me këtë situatë shqetësuese, por fajtor është varianti Delta, i cili është shumë më ngjitës.

Ndërkaq, numri i vdekjeve ka qenë i ulët, megjithë shtimin e infeksioneve. Ndërsa është dyfishuar numri i shtruarve në spital gjatë dy javëve të fundit, janë regjistruar vetëm rreth 10 vdekje në ditë nga COVID-i.

Një numër ekspertësh kanë debatuar nevojën për kufizime më të forta deri në shtimin e numrit të të vaksinuarve.

Japonia pati fillimisht ritme të ngadalta vaksinimi, por fushata e imunizimeve është shpejtuar kohët e fundit. Sipas shifrave zyrtare, deri të enjen ishin vaksinuar plotësisht 32% e japonezëve, ndërsa 45% kanë marrë të paktën një dozë./ VOA

Etiketa: covid-19japoni


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Valentino Rossi tërhiqet nga garat me motorë: Kam vendosur të ndaloj

Valentino Rossi tërhiqet nga garat me motorë: Kam vendosur të ndaloj

Rrufeja vret 17 dasmorë në Bangladesh

Rrufeja vret 17 dasmorë në Bangladesh

Mbi 7200 raste të reja me COVID-19 në Itali

Mbi 7200 raste të reja me COVID-19 në Itali
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}