Sport

Valentino Rossi tërhiqet nga garat me motorë: Kam vendosur të ndaloj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 05/08/21 |
Opi Nion

Valentino Rosi ka vendosur ti jap fund karrierës së tij në garat me motor. Rosi shprehet nëpërmjet një deklarate se ky sezon dot jetë i fundit ku ai merr pjesë pas 25 vitesh në pistë.

“Kam vendosur të ndaloj në fund të sezonit. Është e vështirë të marrësh këtë vendim, do të kisha dashur që të garoja për 25 vite të tjera por erdhi momenti të them mjaft. Për fat të keq, kjo do të jetë pjesa e dytë e sezonit të fundit si pilot në MOTO GP. Është një moment i trishtë dhe i vështirë, të them që vitin tjetër nuk do të garoj me një motor. E kam bërë këtë gjë për thuajse 30 vite dhe vitin tjetër jeta ime do të ndryshojë nga një pikëpamje. Por ka qenë madhështore e dhe jam argëtuar shumë. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe shumë argëtues, me momente të paharrueshme me të gjithë ekipin tim dhe djemtë që punojnë me mua”, tha Rosi para gazetarëve./ Opinion.al

Pas