Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Regjimenti “Azov”, mes luftëtarëve ekstremistë të djathtë që mbrojnë Mariupolin

2022/03/20 at 2:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Regjimenti “Azov”, mes luftëtarëve ekstremistë të djathtë që mbrojnë Mariupolin

Qyteti port Mariupol mbrohet kryesisht nga regjimenti “Azov” i gardës kombëtare ukrainase. Por ky regjiment është i kontestuar, sepse në radhët e luftëtarëve ka nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë.


Një video e shkurtër tregon një ekran në një automjet ushtarak ukrainas që ecën në zonën e Mariupolit, në një rrugë anësore qëndrojnë tanke, me mbishkrimin “Z”, një shenjë e trupave ruse në Ukrainë. Pastaj dëgjohen të shtëna, automjeti ushtarak rus merr zjarr. Në fillim të javës regjimenti “Azov” e publikoi këtë në kanalin e tij Telegram. Në një njoftim ata pretendojnë, se brenda një dite kishin “shkatërruar shumë këmbësori”, si edhe tre automjete të blinduara ruse. Ushtarët e regjimentit publikojnë edhe foton e një burri të vrarë. Sipas tyre ai është një gjeneral rus, që ata e kanë vrarë. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

Qyteti Mariupol mbrohet më së shumti nga regjimenti “Azov”. Krahas kryeqytetit Kiev, dhe qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkov, Mariupol është qyteti tjetër ku Rusia lufton brutalisht. Nga fillimi i marsit ky qytet me 500.000 banorë është rrethuar dhe bombardohet rregullisht. Nuk ka mjaftueshëm ujë dhe energji elektrike, furnizimi me artikuj ushqimorë është i kufizuar.

 Nacionalistë ukrainas që flasin rusisht

 “Azov” e ka në Mariupol shtabin qendror. Regjimenti është pjesë e gardës kombëtare dhe me këtë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Luftëtarët konsiderohen si mjaft të trajnuar, por kjo njësi ushtarake është mjaft e kontestuar, sepse në mesin e saj ndodhen nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë. Ezistenca e “Azov”-it përdoret nga Rusia ndër të tjera si pretekst për luftën në Ukrainë.

Pak histori: “Azov”-i u krijua në vitin 2014 si batalion vullnetarësh në qytetin Berdjansk, me qëllim të mbështetjes së ushtrisë ukrainase në luftë kundër separatistëve prorusë në lindje. Disa luftëtarë kishin qenë më parë pjesë e të ashtuquajturit “Sektori i djathtë”, një grupimi të vogël, por mjaft aktiv të ekstremistëve të djathtë. Shumica vinin nga Ukraina lindore, ishin rusishtfolës dhe në fillim predikonin bashkimin e të gjithëve popujve sllavolindorë: rusë, bjellorusë, ukrainas. Disa vinin nga skena ultra e djathtë e tifozëve të futbollit, të tjerë ishin aktivë në qarqe nacionaliste. “Ka grupe që në Gjermani mund të përshkruheshin si shokë lufte vullnetarë “, thotë në bisedë me DW Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studime Europianolindore.

“Azov-i” ishte i diskutueshëm që në fillim edhe për shkak të stemës së tij. “Simboli i dikurshëm i gjuetisë së ujkut ka një konotacion ekstremist të djathtë, dikur simbol pagan, por atë e përdorën edhe SS-ët”, thotë Umland. “Në Ukrainë ai nuk shihet si simbol fashist.” Vetë regjimenti “Azov” e shikon simbolin bashkim të shkronjave, N dhe I, që do të thotë “ide kombëtare”.

 Ndarja në pjesën politike dhe ushtarake

 Themelus i regjimentit “Azov” ka qenë Andrij Bilezkyj, një 42 vjeçar që ka studiuar histori në Universitetin Kombëtar në Kharkov. Ai ka qenë aktiv në skenën ekstremiste të djathtë. Në verën e vitit 2014, “Azov”i mori pjesë me forca jo të mëdha në rimarrjen e Mariupolit nga separatistët prorusë. Nga kjo vjeshtë ai vepron si regjiment, dhe sipas mediave që para fillimit të luftës kishte 1000 luftëtarë dhe zotëronte artileri dhe tanke. Qeveria në Kiev kishte vendosur atëherë t’i integronte ultranacionalistët në strukturat e shtetit.

Në vitet 2015 dhe 2016 u krijua edhe një krah politik i këtij regjimenti. Bilezkyj u tërhoq si komandant dhe themeloi partinë “Trupa Kombëtare”, që nuk pati sukses politik. Vërtet Bilezkyj në vitin 2019 hyri si deputet në parlamentin ukrainas me një mandat të drejtpërdrejtë, por nga zgjedhjet e 2019 nuk është më pjesë e tij. Sipas të dhënave të veta tani ai lufton në Ukrainë, që nga fillimi i luftës.

Në kongresin amerikan në vitin 2019 pati një iniciativë që këtë regjiment ta kategorizonin si “organizatë terroriste”, por ky vendim nuk u mor. Fakt është që “Azov”-i prej vitesh mban konktakte me skenën ekstremistë të djathtë jashtë Ukrainës. Edhe në Gjermani ka pasur kontakte të tilla, thuhet në një përgjigje të qeverisë gjermane pas kërkesës me shkrim të grupit parlamentar “E Majta”.

“Normalisht ne i shohim ekstremistët e djathtë si diçka e rrezikshme, që mund të çojë në luftë”, thotë Umland. Në Ukrainë ka ndodhur e kundërta. Lufta çoi në forcimin dhe shndërrimin e grupimeve të kameradëve në një lëvizje politike, thotë eksperti. Por influenca e tyre në shoqërinë ukrainase mbivlerësohet, thotë ai. Për shumicën e ukrainasve ata janë luftëtarë, që mbrojnë vendin e tyre nga një agresor i fuqishëm./DW



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Belgjikë/ Karnavalet kthehen në tragjedi, makina përplas turmën, 6 viktima

Belgjikë/ Karnavalet kthehen në tragjedi, makina përplas turmën, 6 viktima

Historia prekëse e familjes: Vëllai e babai ndërruan jetë, motra shurdhmemece

Historia prekëse e familjes: Vëllai e babai ndërruan jetë, motra shurdhmemece

Video/Zelensky i drejtohet Putinit: Bisedime paqeje, pa vonesë

Zelensky:Nëse s’ka marrëveshje me Putin, nënkuptohet një Luftë e Tretë Botërore
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}