Aktualitet

Refuzoi ftesën për kandidat, Rama: Dritan Leli nuk ka më vend në PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 11/03/21 |
Opi Nion

Edi Rama ka larguar nga Partia Socialiste kryebashkiakun e Vlorës Dritan Lleli.

Lajmi i cili konfirmohet nga ABCNews, bënë me dije se Leli është larguar nga partia pas një mesazhi për Damian Gjiknuri ka lexur në Asamblenë e PS zhvilluar ditën e djeshme.

Kujtojmë që vetë Rama i ka ofruar Lelit që të ishte pjesë e listave të partisë Socialiste por ky i fundit ka refuzuar duke kërkuar që të mbajë postin e kryetarit të Bashkisë.

“Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve dhe në PS”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Letra është lexuar nga i deleguari politik Damian Gjiknuri përpara asamblesë në Teatrin ‘Petro Marko’, mbledhje e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura./Opinion.al

Pas