Aktualitet

Konfirmon Manastirliu: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 11/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se varianti i ri, ai britanik i COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri.

Ministrja shprehet se në bashkëpunim me një laborator i cili ndodhet në Ankara, ISHP ka konfirmuar se në disa prej tamponëve që janë ekzaminuar kanë qenë të infektuar variantin britanik të virusit.

“Në vlerësimi ne e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik.

Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkulli mvariantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.

Teksa ka konfirmuar gjithashtu se masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të ndryshojnë.

Masat që janë ende në fuqi
– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Pas