Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Referendumi, Berisha: Demokratët mposhtën narkomafian më të rrezikshme në Europë

2026/05/24 at 3:46 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Referendumi, Berisha: Demokratët mposhtën narkomafian më të rrezikshme në Europë

Një ditë pas rizgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike dhe zgjedhjes së drejtuesve të degëve, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale duke sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ai e cilësoi votën e demokratëve si një triumf të dinjitetit dhe një goditje ndaj asaj që ai e quajti “narkomafia më e rrezikshme në Europë”.


Sipas tij, procesi i votimit në PD, i zhvilluar sipas parimit “një anëtar, një votë”, përfaqëson modelin më demokratik të zgjedhjes së drejtuesve politikë, përkundër socialistëve që sipas tij prej 17 vitesh nuk zhvillojnë zgjedhje brenda partisë.

Deklarata e plotë e Berishës

Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë

Vota e tyre ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska.

Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica. Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.

Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat për deputet bazuar në demokracinë direkte (referendum)!

Por, tipike si në një diktaturë autoritare, prej tre muajsh në një aleancë të zezë, kreu i meduzës Edi Rama, narkoqeveritarët, mafia e mediave të kontrolluara nga narkoqeveria dhe kartelet e drogës i kanë kushtuar mijëra e mijëra lajme (me rekord deri në 16 të tilla në 4 orë) dhe qindra e qindra artikuj ne portalet dhe gazetat e tyre e qindra debate në studiot e tyre sulmit ndaj PD-së dhe zgjedhjes së kryetarit të saj me referendum apo demokraci direkte. Ata u fokusuan në gjetjen dhe mbështetjen e kandidatëve të botës së krimit, karteleve të drogës, Ergys Agasve, Oltion Bistrave, apo në mbështetjen si kandidatë të të përdorurve politikë, të cilët, pasi kalojnë në parti të tjera, urdhërohen që duhet të kandidojnë për kryetar të PD-së, madje u jepen tituj e ofiqe që kurrë nuk i kanë pasur. Të gjitha këto për tri arsye:

Së pari, sepse për narkomafian shtetërore dhe mafian e mediave që ajo kontrollon, tmerri i tyre është opozita e vërtetë, mbasi është ajo dhe vetëm ajo që mund të lëkundë dhe të përmbysë pushtetin e tyre të krimit, t’u presë favoret dhe paratë e vjedhura të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në mashtrime, trillime e manipulime për qytetarët dhe në luks e vila për veten dhe familjet e tyre.

Së dyti, duke lënë mënjanë modestinë, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, dëshmuan frikën dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Ata e dinë mirë se cila është zero-toleranca e tij ndaj krimit; e dinë mirë se mafia nuk do të gjejë vrimë miu në Shqipëri dhe në botë ku të futet për krimet e veta.

Së treti, ata, duke shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë (që është ajo e fjalës me kuptimin e saj), përpiqen 24 orë në ditë e 7 ditë në javë të mashtrojnë dhe të bindin me çdo kusht shqiptarët se problemi madhor i tyre nuk është farsa elektorale, nuk është vjedhja e miliarda eurove, nuk është plaçkitja e pasurive publike si në një sistem kolonial, dhe nuk është shpërngulja nga varfëria e mjerimi i shqiptarëve ne vendi i tyre, nuk janë me çmimet ndër më të lartat në Europë dhe rrogat më të ulëta. Nuk janë Edi Rama, lubia dhe “lindat” e tij që kanë vjedhur miliarda, dhe nuk qenka përjashtimi i votës prej 17 vitesh në partinë e krimit!

Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkatërrojne raportin e fjalës me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me “një anëtar, një votë” e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo në rastin konkret “Berisha zgjedh Berishën”.

Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës.



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje me Iranin

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje me Iranin

U plagos dje në Athinë nga policia, zbardhen krimet e Alesio Xhelos

U plagos dje në Athinë nga policia, zbardhen krimet e Alesio Xhelos

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet drejtuesi

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet drejtuesi
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}