Aktualitet

Rastet me COVID-19, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor shton kontrollet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 06/02/21 |
Opi Nion

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor,ditën e sotme në Tiranë janë kryer 1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte të këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave.

Nga fillimi i vitit 2021 janë kryer 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë.

33 vendime të ndërmjetme për mbyllje aktiviteti janë marrë për subjekte të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit. / Opinion.al

Pas