Politikë

Rama inspekton punimet e rrugës në Sarandë: Damian a jemi në rregull tani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:11 - 06/02/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Sarandës, ndërsa ka inspektuar punimet e ndërtimit të një rruge të re në këtë qytet.

I shqoqëruar nga kryetari i bashkisë Adrian Gurma si dhe nga deputetët të PS-së, mes tyre dhe Damian Gjiknuri. Rama nuk harroi të shkëmbente batuta me deputetin Gjiknuri.

Teksa kontrollonte punimet, kryeministri iu drejtuar Gjiknurit duke ti thënë; “Në rregull jemi për këtë rrugë Damian! Se më ke bërë për këtë rrugë sikur po bëjmë rrugën e Parajsës!”

Një rrugë e re turistike do të ndërtohet mbi qytetin e Sarandës, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e mbingakruar të sezonit veror.

Rama: Damian në rregull jemi për këtë rrugë Damian! Se më ke bërë për këtë rrugë sikur po bëjmë rrugën e Parajsës!

Gjiknuri: Vjen nga nevoja ndërtimi i kësaj rruge. Problemi më i madh që ka Saranda kjo është menaxhimi i fluksit në verë, dhe është një investim i mirëpritur.

Kryeministri Rama tha nga Saranda se sapo të kontraktojnë aeroportin e Vlorës do të hapin menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës.

‘Mesa duket do të kemi një fitues për Vlorën. Pasi janë paraqitur dy kompani, më në fund u ça ajo bllokada e COVID. Në momentin që ne do të kontraktojmë aeroportin e Vlorës do hapim menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës. Është bërë projekti, por kemi qenë të kujdesshëm të presim një herë dhe do të energjizojë jashtëzakonisht shumë.’– tha Rama./ Opinion.al

Pas