Bota

Gjermania e pakënaqur me porositë e pakta të vaksinave anti-COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 06/02/21 |
Opi Nion

Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të shtunën se është i pakënaqur që nuk janë porositur më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas “Our Ëorld in Data”, një botues online i të dhënave shkencore, vendet e BE-së deri më tani kanë vaksinuar me dozat e para më pak se 4% të popullsisë së tyre. Shtetet e Bashkuara këtë shifër e kanë 11% ndërsa Britania e Madhe 17%. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, është kritikuar për shpërndarjen e nagadaltë të vaksinës në BE.

“Unë jam i zemëruar për disa nga vendimet që janë marrë vitin e kaluar”, i tha Scholz programit Today të radios BBC.

I pyetur në lidhje me përgjegjësinë e von der Leyen, Scholz, duke folur në anglisht, u përgjigj: “Mendoj se është e nevojshme që dikush të marrë mësim, dhe kjo është gjithashtu (e vërtetë) për Evropën. Unë mendoj se Bashkimi Evropian është i fortë”.

Scholz, një socialdemokrat dhe von der Leyen, një demokristiane, shërbyen së bashku në koalicionin qeverisës të Gjermanisë deri në vitin 2019, kur ajo u largua për të marrë detyrën e presidentes së Komisionit Evropian.

Në një opinion për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, von der Leyen ka thënë se është mashtrim të thuhet se vaksinat do të dorëzoheshin më shpejt, nëse do të ishte bërë nënshkrimi i kontratave më herët.

“Prodhimi i një vaksine të re është një biznes tepër kompleks”, shkroi ajo.

“Lufta kundër koronavirusit është një maratonë, dhe jo një sprint”, shtoi presidentja e KE-së.

Pas