Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raportimi i KLSH dhe ILDKPI, Balla:Prokuroria nuk ka vepruar siç duhet

2021/06/24 at 11:43 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raportimi i KLSH dhe ILDKPI, Balla:Prokuroria nuk ka vepruar siç duhet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Kuvend pas raportimit të krerëve të KLSH dhe ILDKPI.


Balla ka theksuar se PS është e vetmja forcë politike që kurrë ndonjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka tentuar të emërojë në krye të KLSH një përfaqësues të vetin.

Balla shtoi gjithashtu se duhet të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet e fshehjes së pasurisë, pasi ka raste që ILDKPI i ka raportuar në prokurori, por prokuroria nuk ka vepruar ashtu siç duhet.

“Në fakt për publikun që ndjek punimet e Kuvendit të Shqipërisë jemi në një seancë raportimi vjetor të disa institucioneve të rëndësishme ndër to Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesave dhe KLSH-së dhe Kuvendi do të miratojë në fund rezolutat përkatëse ku Kuvendi i Shqipërisë si autoriteti më i lartë në vend vendos dhe detyrat ose do të thosha unë vlerësimet që Kuvendi i Shqipërisë bën, lidhur me ato që do të adresohen më fort në këtë vit të ri raportimi për ta dhe ajo që doja të thosha së pari me KLSH zoti Murrizi. PS është e vetmja forcë politike që kurrë ndonjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka tentuar të emërojë në krye të KLSH një përfaqësues të vetin. Asnjëherë. Pra, të gjithë drejtuesit të KLSH kanë qenë o emërtesa të drejtpërdrejt të PD kur ka qenë në pushtet, nga Blerim Çela tek Bujar Leskaj, ose kur PS ka qenë në pushtet propozimet nuk kanë ardhur nga ne. Kjo duhet të jetë një qasje dhe ka qenë një qasje që PS e konsideron një institucion tepër të rëndësishëm të auditimit të mënyrës së shpenzimit të parave publike dhe unë nuk dua të hyj në debatin që evokoi në këtë seancë zoti Murrizi për një raport të hartuar nga deputeti i ardhshëm i PD, zoti Leskaj se kjo tregon sa i pavarur ka qenë ai institucion, por megjithatë në asnjë rast ne nuk hymë në këto debate, janë institucionet e tjera ato që adresojnë raportet e KLSH, por dua t’ju them që sot, ne ajo që na intereson më shumë, na intereson një KLSH tërësisht i pavarur dhe unë do e nxisja komisionin e ligjeve që në komunikim me KLSH ne të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, të forcojmë auditimin e këtij institucioni dhe kuvendi në legjislaturën e re ta ngrejë dhe nënkomisionin përkatës me qëllim që ne ta adresojmë një çështje që na përket ne. E vërteta është që ky institucion duhet forcuar dhe çlirimi i këtij institucioni nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë dhe do doja që në emër të kolegëve të mi ta nxis këtë institucion të jetë më proaktiv në dobi të auditimit të plotë të shpenzimit të çdo qindarke publike në këtë vend dhe më e rëndësishmja të rritet besimi i qytetarëve në këto institucione.
Duke kaluar tek ILDKPI është gjithashtu një institucion tepër i rëndësishëm sepse në fund të fundit është institucioni i vetëm që kontrollon politikanët në këtë vend, pa futur këtu drejtësinë dhe që për fat të mirë, shifrat e raportuara për vitin e kaluar janë shumë të mira. Janë 72 kallëzime penale për mosdeklarim, për deklarim të rremë apo gjetje faktike nga ana e këtij institucioni në deklarimet personale të këtyre personave. Unë shpresoj që nga 72 të shkojnë në 172 vitin tjetër në kuptimin e një transparence të plotë. Ne kemi mbështetur institucionin me një kuadër ligjor më të plotë. Aktualisht pasuritë e çdo politikani dhe çdo personi tjetër që hyn nën juridiksionin e ligjit, sepse janë rreth 3500 persona që hyjnë në juridiksionin e ligjit, mendoj që ne ajo që na duhet që kjo transparencë në mënyrën e deklarimit të vijojë dhe ne kemi vënë dhe detyrat, të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet e fshehjes së pasurisë, dhe të mos bëjmë sikur nu ke dimë që ka raste që ILDKPI i ka raportuar në prokurori, por prokuroria nuk ka vepruar ashtu siç duhet dhe që në fund të fundit ajo që duhet, edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet”, deklaroi Balla./Opinion.al

 

Etiketa: ballakuvendligj


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
VIDEO/ Shembet ndërtesa shumëkatëshe në Miami, dyshohet për disa të vdekur

VIDEO/ Shembet ndërtesa shumëkatëshe në Miami, dyshohet për disa të vdekur

1990/ Si u prit largimi i Kadares nga Tirana zyrtare dhe shoqëria civile?

1990/ Si u prit largimi i Kadares nga Tirana zyrtare dhe shoqëria civile?

Ndërpret edicionin e lajmeve, moderatori: Nuk kemi marrë rrogën

Ndërpret edicionin e lajmeve, moderatori: Nuk kemi marrë rrogën
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}