Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ Shqiptarët, shpenzojnë pak për shëndetësinë, por jetojnë më gjatë…

2017/08/16 at 9:31 AM
në -Shëndeti, Aktualitet, Kryesore, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/ Shqiptarët, shpenzojnë pak për shëndetësinë, por jetojnë më gjatë…

Sa më shumë një vend të shpenzojë për shëndetësinë, aq më shumë jetojnë njerëzit, por me sa duket Shtetet e  Bashkuara dhe Shqipëria e rrëzojnë këtë mit.


Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi (9,982 dollarë), por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë (78 vite e 9 muaj). Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë (më të ulëtat në rajon), ndërsa jetëgjatësia është 78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar.

Edhe krahasuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë më jetëgjatë, ndërkohë që janë të fundit në rajon për shpenzimet. Serbët, të cilët sipas të dhënave të OBSH-së për të njëjtin vit shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet për shëndetësinë zënë 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Amerikë dhe vetëm 2.9%  të PBB-së në Shqipëri.

 

Më jetëgjatët në botë

Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku një japonez pret që të jetojë 83 vite e 10 muaj. Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite,  italianët me 82 vite e shtatë muaj, islandezët me 82 vite e gjysmë.

Megjithëse presin të jetojnë më gjatë se popujt e tjerë, japonezët renditen të 15-t për sa i përket shpenzimeve për frymë në shëndetësi (4,519$). Zviceranët renditen të dytët pas amerikanëve për shpenzimet më të larta për frymë (7,919$).

Krahasuar me vendet anëtare të OECD-së, e cila promovon politika për të përmirësuar mirëqenien, jetëgjatësia në Amerikë pritet të jetë 78.8 vite duke u renditur e 27-a. Sipas OECD-së, amerikanët janë ndër popujt më obezë, kryesojnë për sa i përket vdekjeve të lidhura me varësinë ndaj drogave, dhe renditen të 23-të për sa i përket përhapjes së sëmundjeve të diabetit.

Ndryshe nga një pjesë e vendeve të OECD-së, Shtetet e Bashkuara më së shumti mbështeten në sigurimet vullnetare për të financuar kostot e përkujdesit shëndetësor. Në krahasim, 10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë mbështeten te kontributet vullnetare vetëm në 6% të kostove, ndërsa shpenzimet qeveritare mbulojnë më shumë se gjysma. /Monitor

Etiketa: jetegjatesiamoshashqiptaret


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Funksioni i ri në Instagram për ruajtjen e fotografive dhe videove

Në Instagram ndodhi ajo që nuk do të donim të ndodhte !

Zjarret i afrohen fshatrave, situatë dramatike në Dibër, Durrës, Vlorë e Gjirokastër

Emergjencat Civile: 7 vatra zjarri, këto janë zonat e rrezikuara

Armina Mevlani kundër “Gazetës Shqiptare”: E turpshme, do sqarohemi në gjykatë

Armina Mevlani ju tregon se si të fitoni para përmes Instagramit
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}