Politikë

Raporti i DASH për klimën e biznesit, PD: Ditë e mirë që SPAK të hetojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 28/07/21 |
Opi Nion

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar qeverinë aktuale shqiptare si më të korruptuarën në Europë pas raportit të bërë publik nga DASH për klimën e biznesit.

Tabaku nëpërmjet një njoftimi për mediat fton SPAK të hetojë korrupsionin e konstatuar edhe nga DASH tashmë teksa thekson se pengesa kryesore për ekonominë shqiptare është vetë qeveria.

“Prandaj beteja për të rikthyer ekonominë tek qytetarët, për t’i dhuruar investitorëve vendas dhe të huaj një treg të lirë dhe konkurrencë janë hapat e parë në betejën tonë për demokraci.

Shqipëria duhet të shpëtojë nga një regjim që po varfëron çdo familje dhe po e shpopullon vendin.

Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.”- tha Tabaku.

Sipas saj, lufta ndaj korrupsionit në vend është propagandë e ditës teksa garanton se PD do e ketë një nga betejat e saj të para në hapat për rikthimin demokracisë.

” Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.
Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu.

Ne jemi të qartë se vetëm vizioni i një ekonomie të lirë që një qeverisje për qytetarët dhe sipërmarrësit.

Fatkeqësisht sot lufta ndaj korrupsionit është propaganda e ditës, ndërkohë që parlamenti vazhdon miraton ligje specifike me emra biznesesh e kontrata korruptive.”- shtoi ndër të tjera ajo./Opinion.al

Pas