Aktualitet

Rama:3791 aplikime për panelet diellore në një muaj,do vazhdojmë të mbrojmë konsumatorin 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 30/11/22 |
Opi Nion

3791 aplikime ka pasur në një muaj për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se ky projekt po ecën me ritme të mira dhe se do t’u vijë në mbështetje kryesisht konsumatorëve familjarë.

Ndër të tjera, kryeministri shprehet se qeveria do vazhdojë të mbështesë dhe mbrojë konsumatorin.

“Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë. Prej 1 Nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas