Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit rikthen në detyrë 6 policët e pezulluar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 30/11/22 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit të Durrësit ka rikthyer në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur tre ditëve para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Bëhet fjalë për punonjësit e Forcave Shqiponja,  Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçje, Donald Dedjen si dhe Besmir Kadiun.

Gjykata ka vendosur  humbjen e fuqisë së masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, duke i hapur kështu rrugë rikthimit të tyre në detyrë.

“Nga verifikimi në sistem rezulton se pranë Gjykatës së Apelit Durrës në datën 21.11.2022 janë zhvilluar seancat gjyqësore për shtetasit nën hetim: D.D, P.B, E.B, E.M, D.D, B. K, me objekt “Shuarje e masës së sigurimit ndaluese” ku është vendosur: Ndryshimi i vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, humbjen e fuqisë së masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 240 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim për shkak të kalimit të afatit të parashikuar në nenin 267/2 i K.Pr.Penale”-thuhet në njoftim.

Pas