Kryesore

Rama vijon kritikat ndaj BE: Na ndau nga vaksinat kundër vdekjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 06/07/21 |
Opi Nion

Në ceremoninë zyrtare të organizuar në kuadër të zgjedhjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj BE.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se BE e ndau Ballkanin dhe nga shpërndarjet e vaksinave kundër COVID-19.  Më tej, kreu i qeverisë tha se është më mirë të jesh i rrethua nga kufijtë e BE se sa një vend i izoluar siç ishte Shqipëria para viteve ’90.

“Sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara, dhe u deshën tre dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombëtare”,-tha kryeministri Rama./ Opinion.al

Pas