Kryesore

Rama uron Ditën e Verës me një batutë për Lalën, Lulin dhe Lalin


               Publikuar në : 12:12 - 14/03/19 |
b.f

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka uruar Ditën e Verës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai tha se kjo festë këtë vit është e veçantë pasi “festohet” në tre data të ndryshme nga tre persona të ndryshëm.

“Kjo festë është e veçantë, se Lala me 14, Luli me 16 dhe Lali me 17”, tha Rama për gazetarët duke qeshur.

Ai i referohet festës sot në Elbasan, organizuar nga kryebashkiaku Qazim Sejdini i cili nga shumë persona në qytet dhe zyrtarë të Partisë Socialiste thirret “Lala”; protestës së opozitës të shtunën më 16 mars dhe festimeve në Tiranë më 17 mars, të cilat u shtynë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për shkak të motit të keq.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga Qazim Sejdini dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Sot në qytetin e Elbasanit do të zhvillohet edhe mbledhja e kabinetit qeveritar./Opinion.al

Pas