Sociale

LSI bashkon votat me PS, rritet çmimi i biletës së autobusit


               Publikuar në : 12:20 - 14/03/19 |
geliano fataj

LSI bashkon votat me Partinë Socialiste në Durrës, për të rritur çmimin e biletave, për transportin urban.

Kështu Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar miratoi propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë nga 30 në 40 lekë për udhëtar.

Mbledhja është zhvilluar në 11 mars, ndërsa nuk është bërë publike. Në fuqi ky vendim hyn 10 ditë pas shpalljes së tij.

Situata edhe në Bashkinë e Durrësit është e njëjtë me atë të Tiranës, ku kryebashkiaku tha se do të rritej çmimi i biletës për të rritur cilësinë, por në fakt realiteti është krejt ndryshe./Opinion.al

Pas