Aktualitet

Rama tha se nuk do të ketë vonesa,qytetarët ankohen se nuk kanë marrë kemp


               Publikuar në : 10:58 - 06/04/20 |
Opi Nion

Që ditën që publikoi masat kundër përhapjes së koronavirusit në vend, kryeministri Edi Rama së bashku ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaruan se kjo situatë nuk do të ndikonte tek dhëna e pensioneve apo kempeve.

Por, teksa muaj mars ka kaluar dhe jemi në prag të javë së dytë të prillit, qytetarët ende nuk kanë marrë kempet. Ky problem ndodhet jo vetëm në Tiranë, por dhe në zona të tjera të vendit.

Qytetarët ankohen se nuk kanë marrë kempin dhe kjo është e vetmja e ardhur që ato kanë për t’u ushqyer.

Një qytetarë i cili pret në radhë në në zyrat e minibashkisë nr.6 në Tiranë deklaron se ka shkuar në bank dhe nuk i kishin kaluar paratë e kempit.

“Kur shkova te banka më thanë nuk ke kempin. Të gjithë e kanë marrë, vetëm unë jo”, tha një qytetare.

“Nuk kam marrë kempin”, tha një tjetër./ Opinion.al

Pas