Aktualitet

Rama tek Infektivi, Vasili: E njëjta parodi me të njëjtët spektatorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 25/12/20 |
Semiljana Azizi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin Infektivit ditën e sotme në kuadër të festës së Krishtlindjes.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Vasili shkruan se Ramës i duhet kthyer shpina siç bënë mjekët në Bruksel.

Sipas nënkryetarit të LSI-së sot kreu i qeverisë ka ndjekur të njëjtën parodi me të njëjtët spektatorë.

Postimi i plotë:

Ramës i duhet kthyer shpina sic bene mjeket ne Bruksel!

Estradaxhiu Edi Rama edhe sot per dite Krishtlindjesh serish mbajti parodinë e radhes, si gjithmone tek infektivi, si gjithmone me te njejtet spektatore,si gjithmone me te njejtin humor te trashe, si gjithmone me te njejtat genjeshtra bajate, me vaksina dhe spitale imagjinare.

Estradaxhiu i shplare nuk beri dot ne 8 vjet asgje per tu kujtuar ne shendetesi, veç bojes se fasadave, koncesioneve masakruese per sistemin dhe zero spitale te reja.

Koleget mjeke e infermiere duhet ti kthenin shpinen parodise genjeshtare te Edi Rames ashtu si koleget e tyre ne Bruksel qe i kthyen shpinen Kryeministres se Belgjikes.

Por mjeket dhe infermieret ne QSU nuk e bene dot…, por nuk do te thote se nuk e kane kuptuar kete thes mashtrimesh te pacipa te nje parodie te shplare te Rames, qe i perdor ata perzishëm dhe poshterisht ata si nje dekor pa dinjitet.

Fotot e meposhtme jane shembull i dinjitetit te mjekeve dhe infermiereve belge./Opinion.al

Pas