Kryesore

8 viktima dhe 249 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 25/12/20 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima dhe 249 raste të reja me COVID-19 nga 1,048 teste të kryera.

Numri i viktimave në Kosovë ka shkrua në total në 1,298. Rastet e vdekjes në 24 orët e fundit janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Në njoftimin e tij ditor, ky Institut ka thënë se të premten nga COVID-19, janë shëruar 538 pacientë, ndërsa raste aktive janë 10,181.

Prej 13 marsit, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, e deri më 25 dhjetor autoritetet kanë regjistruar 50,135 raste. Prej tyre 38,656 janë shëruar./ Opinion.al

Pas