Rajoni

Rama takon Vuçiç në Beograd,kryeministria e Kosovës:“Ballkani i Hapur”, pa vizion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 03/11/21 |
Opi Nion

Kosova nuk do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur” as në takimin e radhës që do të mbehet ditën e nesërme në Beograd mes Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Alkesandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë për këtë takim, teksa ka shtuar se nisma “Ballkani i Hapur”, është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”,-ka deklaruar Kryeministria e Kosovës.

Mësohet se takimet do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sonte do të ketë një darkë informale për Ramën dhe Dimitrov nga mikpritësi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç./ Opinion.al

Pas