Aktualitet

Rama takon Lenardo Di Caprion në Skoci: Na lidh mbrojtja e Vjosës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:52 - 02/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Glasgow, në Skoci, ku po merr pjesë në samitin e OKB për Klimën. Veç takimeve politike, Rama ka zhvilluar edhe një takim me aktorin e famshëm, Leonardo Di Caprio, i cili është mjaft i angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Takimin dhe bisedën me Di Caprion Rama e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se i kishte ndenjëset afër me aktorin, me të cilin e lidh edhe mbrojtja e lumit Vjosa.

Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës,”-shkruan kryeministri.

Kujtojmë se aktori i famshëm ka reaguar disa herë për mbrojtjen e lumit Vjosa, duke u shprehur hapur kundër ndërtimit të një HEC-i. Di Caprio ka postuar në rrjetet e tij sociale video të lumit Vjosa dhe ka qenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e kësaj pasurie në vendin tonë./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Pas