Rajoni

Kosovë/ 21 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 02/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën, më 2 nëntor, janë regjistruar 21 raste me koronavirus, pas kryerjes të 1.651 testeve. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 10 persona janë shëruar ndërsa 441 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.977 persona kanë vdekur./Opinion.al

Pas