Aktualitet

Rama takon Ermal Metën, i dhuron librin me krijimet e tij: Kënaqësi që…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 17/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtarin, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Teksa ka publikuar një foto krah këngëtarit Ermal Meta, Rama thekson se ka zhvilluar me të një bisedë të këndshme në zyrën në Kryeministri.

Në foto shihet se këngëtari mban në dorë librin me krijimet e Ramës dhuruar nga kryeministri.

“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas