Aktualitet

Rama s’kthehet, Boçi i lexon rregulloren Nikollës: Ndërprisni seancën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 16/09/21 |
Opi Nion

Pas pushimit 15 minuta, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë rikthyer sërish në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Sërish nuk ka qenë i pranishëm kryeministri, Edi Rama, mos prezenca e të cilit ka sjellë sërish debate. Opozita ka kërkuar sërish ndërprerjen e seancës.

Ndërkohë, deputeti demokrat Luçiano Boçi, me rregulloren e Kuvendit në dorë ka lexuar nenin që sipas tij justifikon kërkesën e opozitës për të kërkuar rikthimin e kryeministrit Edi Rama në seancë në kohën kur flet opozita.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri kërkoi që maxhoranca të dalë nga seanca por socialistët nuk pranuan.

Pjesë nga debati

Luçiano Boçi: Zonjë e nderuar ndërprite seancën.

Lindita Nikolla: Mos përsërisim thelbin e të njëjtës çështje. Do të vijojmë me procedurën. Fjala për grupin parlamentar.

Luçiano Boçi: Nuk ramë dakord.

Oriola Pampuri: U futët në sallë. Ndaj ju lutem të dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen. Mbledhja jonë zgjat 60 minuta dhe është brenda çdo kornize. Dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen.

Lindita Nikolla: Fjalën për zotin Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Nuk do dal aty. Nuk do bëj debat.

 

Pas