Aktualitet

Rama: Situata e menaxhimit të detit një lëmsh i vërtetë, reformë strukturore…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:29 - 07/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë të rëndësishme strukturore në institucione pas disa incidenteve me mjetet lundruese në det, më i rëndi ai i Himarës,ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një skaf.

Rama e cilësoi një lëmsh të vërtet menaxhimin e detit gjatë sezonin turistik, teksa theksoi se reforma e re do të rris më tepër sigurinë për pushuesit.

 “Pjesa dërrmuese e policisë që jeton me pasionin e punës i vuan! Ne këtu i vuajmë dhe marrim kosto të pamerituara në këtë rast dhe për këto arsye. Si asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka dalë në asnjë media ndërkombëtare si një vend i pistë, i ndotur nga plehrat! Ashtu sikundër një rrjet i tërë drejtuesish në plazhe u shtri dhe ka pasur plazhe publike të garantuara si në asnjë sezon më parë. Por duhet ta pranojmë sot se zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor dhe ai i turizmit na ka vënë në vështirësi. Është shtuar numri i mjeteve ujore në një Shqipëri që nuk kemi eksperiencën dhe janë bërë gjithnjë e më problematike. Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash dhe trupat policore nuk kanë qenë në nivelin e duhur, sidomos në detin Jon, ku është edhe afrimi më i madh i motoristëve. Shkarkimi i zinxhirit drejtues ishte i duhuri por nuk mjafton. Ka nisur puna për një reformë strukturore i të gjithë ngrehinës institucionale që lidhe me detin, që është një lëmsh që është kthyer në një pengesë reale. 6 ministri dhe 7 institucione kanë kompetencat e tyre në det. Kjo do të marrë fund qysh në sezonin e ardhshme”, tha Kryeministri.

Pas