Politikë

Rama: Do të krijojmë njësinë e re policore “Jonada”, ja detyrat që do ketë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 07/09/22 |
Opi Nion

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të policisë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të krijojohet një njësi speciale policore që do të mbajë emrin “Jonada”, vogëlushes që humbi jetën në tragjedinë e Himarës.

Sipas kryeministrit, kjo njësi policore do të jetë aktive vitin e ardhshëm dhe do të kryejë monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri me drone dhe mjete të motorizuara.

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara. Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë. Këto halle me mjetet në ujë dhe aksidentet në ujë e kanë dhe vendet që kanë shumë vite eksperiencë në kurriz. Por dua të ngre një pyetje që mendoj se është shumë e rëndësishme. Në cilin vend zhvillimi nuk ka sjellë edhe aksidente”, tha Rama në konferencën për mediat nga Ministria e Brendshme./Opinion.al

 

 

 

Pas