Aktualitet

Rama promovoi hekurdhën Tiranë-Durrës me videon 3D kopjuar nga Katari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 01/03/21 |
el ida

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video 3D, përmes së cilës promovonte projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, që pritet të nisë së shpejti.

Në shënimin krahas videos, Kryeministri thoshte se tashmë ndërtimi i kësaj hekurudhe do të nisë nga ndërtimi, pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

Pa dhënë asnjë detaj për videon, Kryeministri ka lënë të kuptohet se ajo i përkiste projektit konkret.

Por në fakt nuk është kështu. Opinion.al, vëren se videoja në fjalë është një montazh i dy videove të ndryshme, që gjenden në youtube.

E para është një projekt i një metroje në Doha të Katarit, publikuar në vitin 2016.

Ndërkohë videoja tjetër i përket vitit 2014, publikuar në kanalin youtube Toprak Erdem. Edhe kolona zanore është e njëjtë.

Ndonëse nuk tha që video i përket projektit shqiptar, Rama as nuk shpjegoi, që ajo ishte thjesht një ilustrim./Opinion.al

Pas