Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Policia nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës

2020/12/18 at 4:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Policia nuk  e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës

Teksa ka prezantuar ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama është ndalur tek protestat e zhvilluara në Shqipëri që nga koha që ai është në krye të qeverisë.


Rama është shprehur se në 7 vite qeveria e tij nuk ka shkelur të drejtën për të protestuar dhe se në disa raste ka reflektuar nga protestat qytetarë dhe ka vendosur në favor të tyre.

Duke thumbuar opozitën, Rama tha se vetëm në Shqipëri ndodh që partitë politike nxisin dhunë në protesta dhe mendojnë se kanë të drejtën për të sharë dhe gjuajtur policinë dhe të mos kenë pasoja nga pas.

Kryeministri iu përgjigj dhe kritikëve të cilët deklarojnë se policia ka dhunuar protestuesit, duke shprehur të kundërtën. Rama ka theksuar se policia e shtetit nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës gjatë protestave.

“E thënë ndryshe demokracia është e keqja më e vogël ndër format e mundshme e njohura deri më sot të organizmit shoqëror dhe shtetëror që do të thotë që padrejtësisë janë të pashmangshme edhe në demokraci, dhe protestat janë të pashmangshme, Protestat janë edhe të dobishme, Qeveria edhe më e mira në botë as nuk i zgjidh dot të gjitha hallet e një vendi apo shoqërie. Dhe ne jemi larg të qenit të pagabueshëm. Mund të them me plot gojën që gabimin e mosrespektimit të protestës qytetare ne nuk  kemi bërë asnjëherë. Jam krenar për faktin se në këto 7 vite qeveria jo vetëm e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve, por jo në pak raste ka reflektuar dhe ndryshuar qasjen apo qëndrim në lidhje me një çështje të caktuar përballë arsyes së protestuesve. Kjo mbase nuk është shumë por as pak, po të marrim parasysh eksperiencat e mëparshme. Për mua më e rëndësishmja është të bëhet gjëja e drejtë, dhe gjithnjë të ketë të drejtë qeveria. E drejta e protestës nuk është diskutuar asnjëherë, e drejta e protestuesve është gjithnjë në pikëpyetje. Kjo qeveri nuk e ka diktuar kurrë të drejtën e protestës dhe çdo protestues është respektuar gjithnjë. Respektimi i të drejtës së protestës ka shkaktuar shkeljen e të drejtës së të tjerëve po qytetar. Për shembull në rastin e Unazës së Re, e drejta e protestës është ushtruar dhe respektuar në interes të një grupi të caktuar, ndërkohë që është shkelur e drejta e një numri të madh qytetarësh për të qarkulluar lirisht çdo ditë me orë të tëra. E njëjta gjë me teatrin, ku një grup i caktuar artistësh mori peng për dy vite me radhë pronën publike dhe dhunuar me forcë zhvillimin  enjë projekti për një teatër të ri kombëtar. nuk ka qenë dobësi nga ana jonë. Protestat mund të jetë një e drejtë që ushtron shumica apo pakica, nuk janë numrat që e përcaktojnë dhe një njeri ka të drejtë të protestojë. ka gjithmonë një kohë për të dëgjuar dhe një kohë për të vendosur, në një rast në favor të protestuesve dhe në një rast tjetër në favor të qeverisë, dhe kur them qeverisë është e drejta për të vendosur me manitin që ka nga shumica. Në 7 vite nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga vendet demokratike në lidhje me sjelljen e policisë me protestuesit. Por ka ndodhur që partitë politike kanë ushtruar dhunë, jo njëherë , por për muaj e muaj, me cikle apo ka ndodhur që është kthyer si një e drejtë e ligjëruar që polici mund të preket me dorë. Në asnjë vend demokratik nuk mundet që qytetari të shaj policin pa pasoja. Policia e shteti nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës “, –tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: edi ramapoliciaprotesta


Ju sugjerojmë

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

Koronavirusi/ 11 viktima dhe 580 raste të reja në Shqipëri

Rama: Po të mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë për Klodianin

Rama: Po të mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë për Klodianin

Osmani: Në janar do të shohim nëse do të shkojmë në zgjedhje

Kasaforta sekrete në zyrën e Presidentit,Osmani tregon çfarë kishte brenda
















TE FUNDIT

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
10 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton...

Lexo më shumë

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
10 Korrik, 2026

Andy Burnham ka hedhur një tjetër hap drejt të qenit lideri i ardhshëm i Partisë Laburiste dhe kryeministër, pasi shumica...

Lexo më shumë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
10 Korrik, 2026

Policia ka shpallur në kërkim Artur Suti, i dyshuar si autori i vrasjes në Kurbin. Sipas informacioneve, edhe ai rezulton...

Lexo më shumë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
10 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krahasuar sulmet ndaj Iranit me trajtimin e një sëmundjeje të rëndë, duke deklaruar se eliminimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}