Rajoni

Kasaforta sekrete në zyrën e Presidentit,Osmani tregon çfarë kishte brenda


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 18/12/20 |
Semiljana Azizi

Brenda institucionit të Presidentit të Kosovës është gjendur një kasafortë, e cila  dyshohet se kishte brenda informacione të shërbimit sekret kosovar.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste i ka konfirmuar këto dyshime, teksa ka theksuar se tashmë nuk është momenti më i përshtatshëm për të folur për këtë temë, duke marrë parsysh që dosja i ka kaluar në dorë drejtësisë.

Ndërkaq, Vjosa Osmani ka theksuar me bindje që do të ketë përpjekje për të ndikuar në këtë çështje, teksa është treguar shumë e kufizuar në dhënien e informacioneve.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe meqë po hetohet ju lus që të më mirëkuptoni që nuk është tani momenti të flas për detajet përderisa po presim rezultatin e këtyre hetimeve. Ne si presidencë e kemi denoncuar rastin në drejtësi, tani presim që drejtësia të thotë fjalën e saj. Kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje të tillë, por nuk do të lëshohesha në detaje. Është detyrë e secilit të mbrojmë në integritetin e institucioneve, tani është detyrë shtesë të mbroj edhe integritetin e institucionit të Presidenti. Presim pavarësi të plotë, që të mos ketë ndikimi politike, as të tjera, të rrjeteve të ndryshme te organet e drejtësisë. Unë jo që mendoj, por jam e bindur që do të ketë përpjekje për ndikime të tilla, por organet tona…do të mund të flasim më në detaje në ndonjë rast tjetër” tha ajo për ABC News./Opinion.al

Pas