Politikë

Rama: Po të mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë për Klodianin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 18/12/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi. Në fjalën e tij, kryeministri u ndal tek protestat e zhvilluara për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.

Rama tha se protestat erdhën si rezultat i një arsyeje shumë të fortë pasi 25-vjeçarin e vrau polici, i cili ka kishte detyrë ta mbronte.

Më tej, Rama tha se po të mos ishte në postim e kryeministrit do të kishte dhe ai në protestë së bashku me qytetarët.

 “Protestat erdhën si rezultat i një arsyeje shumë të fortë. Vrasja e një të riu natën, në një situatë të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive apo psikologjike të një operacioni. Është tejet tronditëse për këdo. Edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozitë do kisha dalë në protestë. Por jo për të gjuajtur policinë me gurë, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama./ Opinion.al

Pas