Aktualitet

Rama për zgjedhjet e 14 Majit: Falë sistemit të patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 04/12/22 |
Opi Nion

Në një dalje online për mediat dhe qytetarët, Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me primaret në Partinë Demokratike dhe ku është sot PS me përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit. Rama tha se PS ka tashmë sistemin e patronazhistëve dhe se është partia më e organizuar në vend. “Përsosim në çdo zgjedhje organzimin tonë dhe jemi një makineri që nuk thyhet”, tha Rama ndër të tjera.

“Falë sistemit të patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm. Ne e kemi bërë këtë punë shumë kohë më parë, kur e kemi bërë këtë proces. Ne jemi një forcë pa diskutim më e organizuara në politikën shqiptare. Përsosim në çdo zgjedhje organzimin tonë dhe jemi një makineri që nuk thyhet. Të tjerët i duartorkasim në çdo përpjekje për t’u përmirësuar, por janë shumë larg nesh. Ne i paguajmë këto me gjithë akuzat; jo na i vodhët, jo na i morët, jo na i grabitët. Ne i fitojmë”, tha Rama./Opinion.al

 

Pas