Kronikë

Një mesazh në celular, çfarë shkaktoi krizën e xhelozisë tek 25-vjeçari që vrau partneren



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 04/12/22 |
Opi Nion

Është shfaqur i penduar në gjykatën e Pireut 25-vjeçari Qamil Taja, i cili qëlloi për vdekje partneren e tij 19-vjeçare Kristina Brakaj.

Ndërsa shkaku i krimit duket se ka qenë xhelozia, ndërsa ka dyshime se i riu ka qenë gjithashtu përdorues i lëndëve narkotike, por që avokati i tij ende nuk e ka pohuar.

Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, ndërsa avokati i sulmuesit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar dhe i dërrmuar nga ngjarja tragjike.

“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Është e dhënë që më ka shprehur pendimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse ai kishte përdorur drogë”, tha avokati i autorit, z. Christos Divanidis.

Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se si ai ashtu edhe viktima kanë pasur shpërthime xhelozie dhe se shkak i sherrit fatal që përfundoi në vrasje ka qenë një mesazh që 19-vjeçari ka parë në celular.

Kujtojmë se pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë.

“Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partneren time. Ajo ka vdekur në shtëpi”, mësohet se i riu ka thënë në polici.

Pas