Aktualitet

Rama për vdekjen e Baxhakut: Ende pa u zbutur pikëllimi për Xhuvanin…


               Publikuar në : 19:03 - 16/08/19 |
xhu lia

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar një mesazh ngushëllimi për gazetarin e ndjerë Fatos Baxhaku, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

Në këtë postim Rama është shprehur se ende pa u zbutur pikëllimi nga ndarja nga jetë e regjisorit Gjergj Xhuvani një tjetër njeri i mirë i librave dhe gazetarisë, humbi betejën me sëmundjen.

“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…Lamtumirë Baxhak,”-përfundon Kryeministri Rama.

Gazetari dhe publicist Fatos Baxhaku u nda nga jetë në moshën 55-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë./Opinion.al/

Pas