Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

2019/08/16 at 7:25 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka folur në lidhje me tërheqjen e Valdrin Pjetrit për postin e kryetarit të bashkisë së Shkodrës.


Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi shprehet se dorëzimi i kryeministrit Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se PD është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Rama e mban vetëm duke mbajtur lidhjet me krimin.

Reagim i Bardhit:

Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfrimoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama udhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej.

Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi. Çdo shqiptar e di se, njësoj si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga e shumë të tjerë, edhe përfaqësuesi i Edi Ramës në Shkodër, përdori paratë e trafikut të drogës për të hyrë në politikë nëpërmjet Edi Ramës.

Largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën. Largimi i tij vjen me të njëjtën formë mashtrimi si ajo e kriminelëve të tjerë që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, Elvis Roshi, Arben Ndoka, etj. Largimi i tyre është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qendresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

Por, fatkeqësisht, fenomeni i kriminalizimit të shtetit vazhdon të qëndrojë, sa kohë arkitekti i lidhjes krim-politikë është Kryeministër. Asgjë nuk do të ndryshojë, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë, deri kur koka e krimit në politikë dhe ekonomi të jetë prerë, duke larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes së vendit. Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave.

Pa shkëputjen totale të lidhjes së politikës me krimin dhe pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për shqiptarët nuk do të ketë mirëqenie, ndërsa vendi do të mbetet i izoluar, jashtë Bashkimit Europian. Beteja jonë vazhdon derisa ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa të jetë realitet për çdo shqiptar./Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

29 Qershor, 2026 10:46 pm
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
“Nëse Kushtetuesja rrëzon dekretin për 30 Qershorin, vendimi i pavlefshëm”

Meta: Mazhoranca arrogante, opozita me listë dëshirash jashtë realitetit

Ambulanca përplas për vdekje gruan

Lushnje/ 47-vjeçari i jep fund jetës

Dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Çfarë do t’u ndodhë shenjave pas hënës së re në Ujor?
















TE FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që goditën javën e kaluar Venezuelën është rritur në 1.719, tha presidenti...

Lexo më shumë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
29 Qershor, 2026

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
29 Qershor, 2026

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar...

Lexo më shumë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}