Kryesore

Rama për satelitët: I pari niset në mars, do të japë të dhëna për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 09/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për satelitët dhe dha lajmin se i pari do të hidhet në muajin mars. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin që shumë njerëz e kanë marrë këtë gjë si gallatë, por sipas Ramës satelitët do të jenë një ndihmesë e madhe për të të kapur të gjithë krimet mjedisore në vendin tonë.

Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallat dhe humor, nuk është keq që njerëzit të qeshin, por me satelitin që do të hedhim, të parin në muajin mars, do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë dhe Policia e Shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë e varur sesa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë.

I kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe të mbyllur kur plazheve u hidhet beton ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushurinj, nuk ka miq nuk ka parti, por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.

Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë për ato që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës dhe duhet që t’i identifikoje jo vetëm vendndodhjen për edhe përgjegjësit”,-tha Rama./Opinion.al

Pas