Politikë

Rama prezantoi prioritetet, PD: Poshtëroi policinë, e përdor si instrument


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 09/11/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me aktivitetin që organizoi sot kryeministri Rama, për prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për Policinë e Shtetit. Të pranishëm në këtë aktivitet kishte edhe punonjës të policisë.

Sipas Salianjit, Rama po e përdor policinë për propagandë politike dhe po e poshtëron. Ai e ndau mesazhin e tij në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se policia duket si instrument për qëllimet e Ramës dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin.

Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!

Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!

Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!”-shkruan Salianji.

Gjatë prezantimit të buxhetin foli drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledisa Nano dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi./Opinion.al

Pas