Aktualitet

Rama:Do vazhdojnë ndryshimet në polici,largohet kush s’është në lartësinë e duhur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 09/11/21 |
Opi Nion

Në javët e fundit ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në një aktivitet të zhvilluar sot ku po prezantohet buxheti i policisë për vitin 2022 se në Policinë e Shtetit ndryshimet do të vazhdojnë dhe se kush nuk është në lartësinë e duhur nuk do të qëndrojë në detyrë.

“Rezultatet e arritura dhe mesazhi që këtu s’ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese dhe nga ana tjetër përveç këtij aspekti është vlerësimi i vazhdueshëm të meritës dhe brenda përbrenda policisë. Kanë ndodhur e do vazhdojnë të ndodhin ndryshime të rëndësishme se askush s’do mund të qëndrojë dot në një detyre të lartë nëse s’është në lartësinë e detyrës gjithkush ka mundësinë për të dhënë më shumë do e ndiejë që do i jepet mundësia për të dhënë më shumë”, tha Rama.

Pas