Aktualitet

Sherr me dorezë metalike mes vajzave në Tiranë, arrestohet një 26-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 09/11/21 |
Opi Nion

Një vajzë është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe dy të tjera janë proceduar penalisht. Sipas uniformave blu të Tiranës, në pranga ka rënë një 26-vjeçare si dhe janë proceduar penalisht një 18-vjeçare e një 19-vjeçare.

Paraprakisht mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe se 26-vjeçares iu gjet edhe një dorezë metalike.

Doreza është sekuestrua në cilësinë e provës material, ndërsa policia nuk jep detaje në lidhje me shkakun e sherrit mes vajzave.

U arrestua A. H., 26 vjeçe si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,-njofton policia./Opinion.al

Pas