Kronikë

Akuzohet se ngacmonte seksualisht dy vajza të mitura,gjykata lë në burg drejtorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 09/11/21 |
Opi Nion

Gjykata e Pogradecit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40 për Adriatik Haxhillarin, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 2 vajza të mitura.

59-vjeçari ka mohuar se ka ngacmuar dy nxënëset e shkollës 9-vjeçare në Stropckë, ku ai mbante postin e drejtorit por edhe jepte mësim.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur para 3 ditëve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë, në Pogradec.

Sipas familjarëve, të dy vajzave, Haxhillari, prej 2 javësh i ka ngacmuar me mesazhe 14-vjeçaret. Në celularët e tyre janë gjetur edhe telefonata të bëra në orët e vona të natës.

Ndërsa familjarët e 59-vjeçarit kanë thënë se akuzat janë të pavërteta dhe se e gjitha kjo po bëhet për shkak të postit që ai mbante./Opinion.al

Pas