Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për BBC: Ne ishim afganët, turp i madh të dorëzosh mikun

2021/08/19 at 3:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama-kryebashkiakëve: Vini gishtin kokës! Mandati i 3-të kërkon përkushtim

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC lidhur me ardhjen e afganëve në vendin tonë.


Teksa pyetet se pse Shqipëria është ofruar ti pranojë, ai kujton disa momente nga historia jonë duke rrëfyer se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun.

Më tej, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria dikur ka strehuar shumë më shumë refugjatë, gjysmë million të tillë nga Kosova që po zbrazej nga gjenocidi serb.

Ndërsa sa i përket vendeve europiane që po planifikojnë ti bëjnë ballë eksodit afgan, Rama thotë se vendimi i përket atyre.

BBC: Një vend i vogël evropian, që nuk është në BE, por është anëtar i NATO-s, ka rënë dakord t’u ofrojë strehim afganëve që do të shkojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi i parë pritet të mbërrijë këto ditë dhe në vijim mund të strehohen deri në 3 000 prej tyre. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, na tregoi se pse vendi i tij ishte ofruar t’i pranonte.

KM: Sepse kjo është ajo çka ne jemi. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës sesa përpara saj dhe arsyeja ishte se në Shqipëri ne kishim një kod nderi, që thotë se nuk ka turp më të madh në jetë se të dorëzosh mikun. Kështu, hebrenjve këtu iu dha strehë dhe është një nga faqet më të bukura të historisë sonë. Së dyti, ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm. Sigurisht, me shumë vështirësi, por, në thelb, u mirëpritëm. Së treti, sepse mendoj që duhet ta bëjmë edhe për fëmijët tanë. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se kjo është bota ku jetojmë. Ne mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t’ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër.

BBC: Siç po thoni, ju nuk jeni vend i pasur. Mund t’ju duhet t’i strehoni këta njerëz për një farë kohe. A do të jetë barrë e madhe për Shqipërinë në aspektin praktik?

KM: Mos harroni një gjë se në Evropën Perëndimore njerëzit i kanë harruar luftërat. Luftërat për ta janë thjesht dokumentare në Netflix. Për ne, luftërat kanë qenë këtu dhe kemi parë luftëra. Kemi parë tmerret e luftës dhe na është dashur të ofrojmë strehë në Shqipëri jo shumë kohë më parë. Asokohe, unë isha ministër i Kulturës, kur strehuam rreth gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po i iknin spastrimit etnik. Mbijetuam, ja ku jemi. Nuk jemi vend i pasur, por ja ku jemi sërish, kështu që financiarisht, moralisht e në gjithçka nuk mendoj se u dëmtuam. Mendoj që ajo përvojë na pasuroi më shumë moralisht.

BBC: Sot, është zhvilluar një debat mjaft i fortë në parlament, këtu në Uestminister, rreth pozicionit të Mbretërisë së Bashkuar, asaj çka duhet të ndodhë dhe pse vendet e tjera nuk ia dolën të parashikonin sa shpejt do ta merrnin kontrollin talebanët dhe janë ngritur pikëpyetje lidhur edhe me vetë NATO-n, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të vepronin të vetme në thelb dhe vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, që kishin trupa atje, ndjenë se nuk patën zgjedhje tjetër përveçse të tërhiqeshin edhe ata. A mendoni se kjo e ka vënë në një farë mënyre në pikëpyetje qëllimin e NATO-s?

KM: Më duket sinqerisht paarsyeshme që fajësimi i ShBA-së po përdoret për t’iu kthyer kurrizin afganëve që kanë nevojë për ne tani. Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e kështu me radhë. Sigurisht që tërheqja ishte vendim i njëanshëm i ShBA-së, por jemi të gjithë bashkë pjesë e kësaj.

BBC: Po a nuk është e drejtë që disa prej nesh të pyesin a jemi pjesë të gjithë bashkë, nëse Amerika tërhiqet në mënyrë të njëanshme?

KM: Po, është e vërtetë, keni të drejtë, por, tani, kjo nuk është arsye për t’iu kthyer kurrizin këtyre njerëzve, e kam fjalën, njerëzve që kanë nevojë për strehë. Unë e kam diskutuar këtë në samitin e NATO-s dhe jam shprehur se e di për çfarë flas, pasi ne kemi jetuar në një regjim që ishte si ai i talebanëve. Na duhet të mendojmë për të nesërmen e njerëzve që kanë punuar për ne, pasi ata do të etiketohen si tradhtarë e do të trajtohen si tradhtarë dhe trajtimi i tyre si tradhtarë në atë regjim nënkupton vdekjen.

BBC: Atëherë, edhe një mendim të fundit fare për refugjatët. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot se do të pranojë 20 000 persona brenda disa vjetëve, duke filluar me 5 000, por do të ketë disa vende evropiane, të cilat mund të vendosin se nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Ju dhatë argumentin moral se pse vendi juaj vendosi të bënte atë që bëri. Çfarë mesazhi do të kishit për aleatët evropianë që janë skeptikë, që janë të pasigurt lidhur me pranimin e refugjatëve nga Afganistani.

KM:  Nuk e di. Nuk e di çfarë do të thotë 20 000 veta brenda shumë viteve, pasi ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan.

BBC: Ky ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

 

Etiketa: bbcrama


Ju sugjerojmë

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
Bota

Kim Jong Un i përgjigjet Koresë së Jugut me testimin e dy raketave të reja mbrojtëse

24 Gusht, 2025 1:01 pm
Shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina
Aktualitet

Shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina

24 Gusht, 2025 12:52 pm
Me kokën ulur, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Greqi mbërrin në gjykatë
Aktualitet

Me kokën ulur, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Greqi mbërrin në gjykatë

24 Gusht, 2025 12:40 pm
Mësimi i gjermanishtes: Përse njerëzit mësojnë gjermanisht?
Bota

Mësimi i gjermanishtes: Përse njerëzit mësojnë gjermanisht?

24 Gusht, 2025 12:25 pm
Dogji pyllin për të shtrirë zorrën e ujit, arrestohet banori i Gramshit
Aktualitet

Dogji pyllin për të shtrirë zorrën e ujit, arrestohet banori i Gramshit

24 Gusht, 2025 12:13 pm
Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

24 Gusht, 2025 11:52 am
Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike
Aktualitet

Tjetër aksident në Fier! Makina merr para kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

24 Gusht, 2025 11:43 am
Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
Rajoni

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

24 Gusht, 2025 11:29 am
Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak
Aktualitet

Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak

24 Gusht, 2025 11:10 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Trafikonte drogë drejt vendeve të BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar

24 Gusht, 2025 11:01 am
Para
COVID-19 në Kosovë, 46 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Rekord i ri në Kosovë/ 2.236 raste me Covid-19, 8 të vdekur

Dokumenti i OKB: Talebanët në gjueti për të kapur bashkëpunëtorët e SHBA

Dokumenti i OKB: Talebanët në gjueti për të kapur bashkëpunëtorët e SHBA

Qëlloi me armë zjarri duke lëvizur me makinë, policia në kërkim të autorit

Shkodër/ Gruaja donte të shkonte në azil, detaje nga krimi brenda familjes
















TE FUNDIT

Kim Jong Un i përgjigjet Koresë së Jugut me testimin e dy raketave të reja mbrojtëse

Kim Jong Un mbështet Putinin: Jemi gati të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë
24 Gusht, 2025

Media shtetërore e Koresë së Veriut njoftoi se vendi ka testuar me sukses dy raketa të reja mbrojtjeje ajrore, gjatë...

Lexo më shumë

Shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina

Shqiptarët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina
24 Gusht, 2025

Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasura me proteina....

Lexo më shumë

Me kokën ulur, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Greqi mbërrin në gjykatë

Me kokën ulur, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Greqi mbërrin në gjykatë
24 Gusht, 2025

Pandeli Nakoleci, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, u paraqit paraditen e së dielës, 24...

Lexo më shumë

Mësimi i gjermanishtes: Përse njerëzit mësojnë gjermanisht?

Mësimi i gjermanishtes: Përse njerëzit mësojnë gjermanisht?
24 Gusht, 2025

Një studim i fundit tregon, se në shumë vende mësimdhënia e gjermanishtes është një profesion me të ardhme. Përse është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com