Kronikë

Shkodër/ Gruaja donte të shkonte në azil, detaje nga krimi brenda familjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 19/08/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga vrajsa e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se ka qenë kërkesa e 83-vjeçares Sanije Bandulla për të kaluar pjesën e mbetur të jetës në një azil që ka shkaktuar krimin e rëndë në familjen e tyre. Por nisja e procedurave për zhvendosjen në një shtëpi të moshuarish duket se ka hasur në kundërshtimin e vazhdueshëm të bashkëshortit të saj, Fadilit 79-vjeçar.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se konfliktet në çiftin e të moshuarve që jetonte i vetëm pasi fëmijët ishin emigrantë jashtë vendit kishin qenë të vazhdueshme. Dyshohet se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij edhe pak kohë më parë kur ajo u paraqit për ndihmë në Spitalin e Shkodrës.

Në dëshminë që ajo u kishte dhënë autoriteteve ishte shprehur se ishte rrëzuar duke e mohuar dhunën në familje. Konfliktet në familje i kanë konfirmuar edhe fqinjët e tyre.

Kujtojmë se çifti i të moshuarve u gjet i pajetë mesditën e së mërkurës, por dyshohet se krimi ka ndodhur 3 ditë më parë. 79-vjeçari dyshohet se ka qëlluar për vdekje me një automatik bashkëshorten dhe më pas është vetëvrarë./Opinion.al

Pas