Aktualitet

Rama: PD do të vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:59 - 27/08/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ne mbledhje me kabinetin e vjetër  qeveritar ka ironizuar indirekt Sali Berishën duke e cilësuar si dhëmballë të prishur të PD.

Rama është shprehur se Berisha i prish gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë të jetë ai në parti, PD do të jetë e pavotueshme.

”PD do të vijë me dhëmballë të prishur, as nuk ka kurajo ta shkulë, as vullnet ta shqetësojë. Nuk është arsye për tu marrë me dhëmballën e saj, as për të gëzuar për shpërfytyrimin e PD. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e PD do të jetë e pavotueshme. Ne nuk e kemi pasur prej kohësh, edhe pse kemi lënë përshtypje, nuk duhet të kemi në fokus luftën me PD. Në fund të këtij mandati, nuk do të vlerësohemi për çfarë thamë e çfarë i bëmë PD-së, do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë. Luftën tonë ne e kemi me problemet e vendit dhe hallet e shqiptarëve, me opozitën kemi betejën politike, patjetër do e bëjmë, por me një qasje e cilësi të ri. Kemi eksperiencën e nevojshme për të kërkuar nga vetja shumë më tepër cilësi në komunikimin publik.”- tha Rama.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit u shpall non-grata nga DASH, megjithatë ai u shpreh se nuk do të heq dorë nga amndati i deputetit./Opinion.al

Pas