Aktualitet

Rama: Pas grave në fasoneri, vaksinojmë punonjësit e hoteleve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 01/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të enjte në Golem se me vaksinimn masiv do të këputet zinxhiri i infektimit dhe do të hapet rruga për një sezon turistik të lehtësuar.

Më tej, ai bëri me dije se pasi të mbarojë vaksinimi me të moshuarit do të vaksinohet gratë në fasoneri dhe më pas do të vaksinohen punonjësit në hotele.

“Me vaksinimin masiv ne jemi shumë të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë e do hapim rrugën për një sezon turistik goxha të lehtësuar.

Kemi plan që të mbështesim sapo të kryhet kjo faza e parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm, të bëjmë vaksinimin e punonjëseve dhe punonjësve në fabrikat me material porositësi dhe njëkohësisht zinxhirit të punonjësve të hoteleve sidomos aty ku ka edhe masë njerëzish.

Bledi, ministri po merret se më ka çuar informacion me numrat me fashat për të gjithë operartorët, po bëjmë gati tabelën e numrave dhe sapo të kalojmë këtë fazë të parë besoj nga maji, ne do jemi gati që në qershor kur ju keni dhe fillimin e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.

 

Pas