Aktualitet

Rama: Nëse votohej këtë të dielë, PS do të merrte më pak vota


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:42 - 01/09/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka folur përpara grupit parlamentar, pas mbledhjes që u zhvillua në qytetin e Elbasanit pasditen e së martës.

Në këtë mbledhje që kishte kryesisht në fokus fushatën, u ndanë edhe drejtuesit politikë për disa nga qarqet e vendit.

“Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim me zë të lartë, atë që e kam bërë rregullisht me veten, por dhe më shpesh. Çfarë duhet të bëj unë më shumë për të fituar besimin dhe respektin e atyre që më besuan 3 vjet apo 7 vjet më parë? Shqiptarët e kanë të qartë që nuk e kanë sot për sot një Kryeministër më të mirë. Po a jam unë Kryeministri më i mirë për ta?”, tha Rama duke kërkuar reflektim nga socialistët për punën e tyre.

Duke u shprehur se do të kërkonte një mandat të tretë, Rama tha se gjithashtu kërkohet  vlerësim nga baza socialiste për performancën e secilit nga deputetët, gjë që sipas tij mund të bëhet duke shfrytëzuar platformat online.

“Dua të di mendimin e gjithë familjes sonë në gjithë Shqipërinë. Dua ta di sa më parë ndërkohë që e gjithë partia do të hyjë në betejën më të madhe të një mandati.

Prandaj besoj që duhet shumë shpejt të biem dakord për metodikën brenda familjes nga e gjithë familja. Fatmirësisht kemi një platformë dixhitale, kemi një bazë të dhënash me efektivitet. Nuk e kam fjalën për votim online por për vlerësim online. Vlerësimi do të jetë dinamik”, tha Rama.

Ndonëse u shpreh se nuk do të merrej me opozitën, Rama nuk i la mënjanë disa përcaktime për ta. “Fatkeqësi për veten dhe për ne, sepse nuk na stimulojnë të përmirësohemi më shumë, më shpejt dhe nuk stimulojnë opinionin publik të mprehë këndëvështrimin për të gjithë ne”, tha Rama duke u shprehur se në këtë fushatë PS duhet të fokusohej tek ata që ai u quajti kundërshtarët e padukshëm: “lodhja, mërzia, tek pritshmëria e papërmbushur që motivon mosdaljen në zgjedhje, tek zhgënjimi i disave brenda familjes sonë të madhe në territorin që mbulon gjithë Partia Socialiste”.

Por pavarësisht këtyre, kreu i selisë rozë u shpreh i bindur se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, PS do të ishte fituese.

“Nuk dyshoj se nëse votojmë këtë të dielë do t’i fitonim zgjedhjet, por nuk besoj se do t’i fitonim të gjitha zemrat e atyre që na kanë votuar, por as të atyre që s’na kanë votuar, por nuk do të votojnë atë forcë që kemi përballë. Këtë të dielë do të merrnim më pak nga sa meritojmë për punët që kemi bërë për Shqipërinë, ndërsa ata më pak se tre vjet më parë. Po pse do të merrnim ne më pak vota? Sepse populli pret shumë më shumë nga ne dhe populli nuk pret asgjë nga ata”, tha Rama duke iu rikthyer opozitës./Opinion.al

Pas