Aktualitet

Rama: Në vitin 2022, 472% më shumë investime për teknologjinë në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 10/11/21 |
Opi Nion

Një ditë pas prezantimit të buxhetit të policisë për vitin 2022, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale vetëm një nga pikat e projektbuxhetit.

Bëhet fjalë për investimet për teknologjinë në polici. Sipas kreut të qeverisë, viti 2022 do të ketë 472% më shumë investime se ky vit për teknologjinë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë fragment të Revolucionit Digjital për vitin 2022 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë u prezantua buxheti për Policinë e Shtetit në një aktivitet të organizuar me pjesmarrjen e kryepolicit, Gledis Nano, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryeministrit Rama./Opinion.al

Pas