Politikë

Rama: Në Shqipëri po ngrihet një kurth, kokat janë Meta dhe Berisha


               Publikuar në : 17:20 - 16/06/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës zgjedhore, zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetarët e Pustecit.

Rama foli në lidhje me deklaratën e bërë nga presidentit i Maqedoni së Veriut për negociatat, ku shtoi se ai kishte komunikuar dhe se ishte sqaruar për këtë çështje.

Ndërkohë, kryeministri u shpreh se në Shqipëri po ngrihet një “kurth vendit” dhe kokat e saj janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa shtoi se marionetat e tyre janë drejtuesit e partive opozitare, Basha dhe Kryemadhi.

“Dje pata një komunikim  me kryeministrin Maqedonas: “ Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy partnerë të ngushtë dhe ne punojmë së bashku për të mirën e qytetareve tanë dhe shumë shpejt do të jemi aleatë në NATO dhe e ardhmja jonë do të jetë në BE. M.Veriut dhe Shqipëria  janë vende dhe popuj shumë afër me njeri tjetri, jetojmë afër dhe respektojmë njëri tjetrin dhe rrisim së bashku mirëqenien, sepse qëndrojmë në krah në të mirë e në të keq. Unë besoj se Edi Rama është i angazhuar dhe mbron identitetin kulturor të maqedonasve në Shqipëri. Shqipëria është në një përpjekje për t’i shpëtuar një kurthi, të ngritur nga brenda. Unë dje bërë një prononcim për një tjetër mik të mirë, që është presidenti i Maqedonisë së Veriut lidhur me një deklaratë të bëtë prej tij, që e lexova në mënyrë të nënkuptuar, se problemet në Shqipëri nuk duhet të jenë pengesë për Maqedoninë. Presidenti më shkroi dhe u sqaruam, por e vërteta është se ka një dallim të rëndë për  të ardhur keq. Ai është koka së bashku me Sali Berishën dhe ku Lulëzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, presidenti na bën të gjithëve të në vijë zor. Pasi është diçka e pa ndodhur më parë dhe është diçka që Shqipëria nuk iu ka borxh Ilir Metës. Ai sot duhet të ishte avokat kryesor për hapjen e negociatave.”-tha Rama./ Opinion.al E.Xh.

Pas